Trajneri më i mirë i të gjitha kohërave? E thotë France Football: Rinus Mishels

Është Rinus Mishels, trajneri më i mirë i të gjitha kohërave. Një verdikt të tillë e ka dhënë revista prestigjioze franceze ‘France Football’ që analizon titujt, influencën në lojë dhe karizmën duke përpiluar edhe një klasifikim të 50 trajnerëve më të mirë në botë.

Rinus Mishels që ka drejtuar edhe Ajaksin e Barcelonës është ne krye të këtij klasifikimi duke lënë pas Sir Aleks Ferguson dhe Arrigo Sakin. Renditja vijon me Johan Krujfin, Pep Guardiolën, Valeri Lobanovskin dhe Helenio Herrerën. Portugezi Zhoze Murinjo është në vendin e 13, ndërsa Zinedin Zidan në të 22, trajneri i Atletiko Madrid Diego Simeone është i 30, ndërsa Visente Del Boske që ka fituar Champions Leahgue, kampionat Evropian dhe Botëror pozicionohet në vendin e 33. Të tjerë trajnerë që figurojnë mes 50 trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave janë edhe Rafael Benitez i 37 dhe Luis Aragones i 44

‘France Football’ thekson se Mishels krijoi një filozofi atë të futbollit total që frymëzoi disa breza trajnerësh që nga Johan Krujf deri te Pep Guardiola. Ferguson, që qëndroi në drejtimin e Mancester Junajtid në periudhën 1986-2013, diti t’u përshtatetj të gjitha evolucioneve dhe të gjithë profileve të lojtarëve me një obsesion të përhershëm; fitoren
‘është njeriu që ndryshoi futbollin italian-shkruan France Football për Arrigo Sakin i cili e shndërroi Milani në një skuadër avangard. Sipas revistës, Krujf i dha sërish jetë futbollit total, ndërsa Guardiola mori trashëgiminë e tij dhe përmirësoi, sublimoi përpara se ta përhapte, ta rikrijonte e ta përshtaste në mënyrë të përhershnme.

France Football thekson gjithashtu se nëse me Lobanovskin, shkenca sovjetike u vu në shërbim të futbollit, Helenio Herrera revolucionoi gjithcka në vitet 60 me profesionalizim më të madh të lojës, krijimin e qendrave të formimit ose grumbullimet përpara ndeshjeve.

sfidanti.al