Tottenham, ‘gjuetia për spiunin’ e Mourinhos në skuadër

‘Gjueti për spiunin’, Jose Mourinho ndjen sërish hijet e armiqve, vetëm se këtë radhë bëhet fjalë për armiq të brendshëm. Tottenhami është në krizë rezultatesh dhe tani media britanike flet se trajnerin portugez është I bindur se ka një spiun në dhomat e zhveshjes dhe në klub,  persona që tregojnë në media sekretet e skuadrës. Mourinho filloi të alarmohej kur në media u publikuan disa artikuj ku flitej për pakënaqësitë e futbollistëve me metodat e punës së Mourinhos, sdisa ditë pasi luzitani u mburr publikisht për to

Ndërkaq në Spanjë, jo pa ironi As dhe Marca tregojnë se problemet me spiunët Mourinho I pati edhe me Realin e Madridit e Chelsean. Në kohët kur ishte në Madrid, tregojnë protagonistët, Mourinho hyri një ditë në dhomën e zhveshjes dhe përpara skuadrës dhe tha: ‘Ku është spiuni?’. Një skenar që po përsëritet në Londër.

Sfidanti.al