Nuk është i njëjti rol, pasi i dyti është qendërsulmues, ndërsa i pari është lojtar ofensiv i krahut. Gjithsesi, Totenhemi mendon se duhet të forcohet dhe këtë duhet ta bëjë nëpërmjet Xhejzën Sanços së Mançester Junajtidit. “Djajtë e kuq” e morën për 73 milionë paundë stërlina, ndërsa Spërsat janë gati të japin 50 milionë paundë për ta pasur në ekip. Kejn, ndërkaq është duke u larguar për tek Reali i Madridit, në një biznes që mund të shkojë në 90 apo 100 milionë euro, dhe për të cilin vetë Mançester Junajtidi ishte i interesuar.
Sfidanti.al