Mateus: Bajerni bën mirë ta marrë “Lukakun e ri”, Vlahoviç

Ish-kapiteni, sot në moshën 62-vjeçare, ka mendim shumë të mirë për sulmuesin nga Serbia. Bajerni po diskuton shumë se çfarë futbollistësh duhet të marrë këtë verë, dhe një nga objektivat është Dushan Vlahoviç. Sulmuesi i Serbisë dhe i Juventusit nuk kaloi një sezon të shkëlqyer në Torino, edhe pse kohët e fundit e mori veten. Lotar Mateus, ish-kapiteni i Bajernit, mendon se Vlahoviç është ylli i duhur për në “Alianc Arenë”. “Vlahoviç më kujton Romelu Lukakun kur ishte i ri, – shprehet Mateusi, – ai është lojtar me nuhatje për golin, i fortë fizikisht, që luan mirë me të dyja këmbët dhe në ajër. Mendoj se do të ishte përforcimi i duhur për Bajernin”.

Sfidanti.al