Tifozët italianë të zemëruar: Kjo nuk është superkupë, por turp italian!

Juventusi mundi 1-0 Milanin në Xhedah të Arabisë Saudite në Superkupën italiane, duke e fituar për herë të tetë këtë trofe. Ndeshja, në fakt, ishte pak a shumë e ekuilibruar dhe fatin e saj e vendosi goli i vetëm që shënoi me kokë, për shkak të mungesës së vëmendjes nga ana e mbrotjes milaneze, Kristiano Ronaldo në min. e 61-të. Por, sidoqoftë, media dhe tifozët italianë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre të madh, jo për shkak të lojës, por, për shkak të faktit se Superkupa u luajt jashtë Italisë, për më tepër në Arabinë Saudite.
“Kjo nuk është ndeshje italiane, ajo është një turp. Klubet tona luajnë për para jashtë vendit”, vinte në dukje “Gazeta delo Sport”.
Qëkur Superkupa italiane u luajt për herë të parë më 1989, 10 ndeshje të saj janë luajtur jashtë Italisë dhe për herë të parë jashtë vendit ajo është luajtur në Uashington, më 1993, por kulmi ishte në vitin 2002, kur, nuk dihet se për çfarë asyesh të dukshme ajo u luajt në Tripoli të Libisë në kohën, kur këtë vend e drejtonte diktatori famëkeq Muamar Kadafi!
Sfidanti.al