Australian Open, nuk ka surpriza, të mëdhenjtë nuk gabojnë

Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan në ndeshjet e tyre të raundit të tretë të Australian Open. Novak Xhokovic preu biletën [ër në raundin e katërt pasi mundi Shapovalov me rezultatin 3-1. Numri 1 i renditjes botërore bëri diferencën në 2 setet e parë që i mbylli 6-3;6-4. Seti i tretë i shkoi Shapovalov 6-4, por në setin e katërt ishte sërish Xhopkovic që dominoi totalisht duke mos e lejuar kundërshtarin e tij të fitojë qoftë edhe një game të vetëm për ta mbyllur këtë fraksion 6-0.

U kualifikua për në raundin e mëtejshëm edhe Aleksandër Zverev që mundi numrin  155 të botës Aleks Bolt 3-0. Ndeshja e zhvilluar pati vetëm një drejtim dhe ishte e gjitha në favor të Zverev që i fitoi setet 6-3; 6-2;6-2.

Për femra Simona Halep, fitoi me shumë lehtësi ndaj Venus Uilliams me rezultatin 2-0. Rumunia, numri 1 i renditjes botërore ishte superiore ndaj amerikanes gjatë gjithë kohës dhe i fitoi setet 6-2;6-3. në 1/8 e finaleve, Simona Halep do të ketë përballë Serena Uilliams që fitoi me lehtësi ndaj ukrainases 18 vjecare Jastremska 2-0 me sete 6-2;6-1. Ish numri 1 i botës u bë protagoniste e një gjesti vërtet sportiv, teksa në fundin e ndeshjes përqafoi dhe ngushëlloi kundërshtaren e saj që nuk i mbajti dot lotët.

sfidanti.al