Mançester Junajtidi, në janar 2018, bleu sulmuesin Aleksis Sançez nga Arsenali, por në fund doli se kjo blerje ishte një dështim i madh. Loja e Sançezit ishte e dëshpëruar gjashtë muajt e parë, por, sidoqoftë, të gjithë besonin se ai donte njëfarë kohe që të përshtatej me ekipin e ri, por më vonë dhe gjatë këtij sezoni ky futbollist kilian i zhgënjeu plotësisht të gjithë.
Sançezi te Junajtidi merr 400 000 sterlina të pabesueshme në javë, por këtë sezon ai më shumë “ka ngrohur” stolin e rezervave dhe në fund të sezonit me siguri që do të shitet.
Tifozët e Junajtidit e kanë humbur durimin me këtë lojtar dhe e vërshellejnë atë, sapo ai del në fushë. Dhe që situata të bëhet edhe më e keqe për Sançezin, ata (tifozët) e kanë zgjedhur atë si përforcimin më të keq në historinë e klubit të “djajve të kuq”.
Sfidanti.al