Tifozët e Barcelonës të vendosur: Një “JO” të fortë Grizmanit!

Mbasi Barcelona i dërgoi Atletikos së Madridit një ofertë të re për Antoan Grizmanin, duke i ofruar këtij të fundit 16 milionë euro për sezon, u prononcuan edhe tifozët e klubit katalonjas që e bënë të qartë se ata nuk e duan futbollistin e lartpërmendur francez në “Kamp Nou”.
Vetëm disa orë pasi u mor vesh për ofertën e Barcelonës në adresë të Grizmanit, gazetat katalonjase “Sport” dhe “Mundo” bënë anketë në faqet e veta on-line lidhur me angazhimin eventual të Grizmanit te Barcelona. Përgjigjet ishin gati brutale negative: 83 për qind e lexuesve të “Sportit” i thanë “Jo” ardhjes së mundshme të futbollistit francez të mësipërm, ndërkohë që tek anketa e “Mundos” shifra përkatëse arrinte deri në 93 për qind!
Sipas gazetave të mësipërme, përgjigjet negative të tifozëve janë rezultat i formës aktuale të dobët të Grizmanit dhe refuzimit të tij që të bashkohej me Barcelonën gjatë verës.
Sfidanti.al