Sadio Mane zhvilloi edhe një ndeshje tjetër të shkëlqyer me Liverpulin, duke konfirmuar se ai ndodhet në një formë fantastike. Ai në ndeshjen e fundit të Premier Ligës mori pjesë në të dy golat që shënoi Liverpuli, duke mundur 2-1 Fullhemin. Më konkretisht, golin e parë ai e shënoi vetë, ndërsa në rastin e të dytit, ai mori penallti, të cilën e realizoi Xhejms Milneri.
Sidoqoftë, me golin që shënoi, Mane bëri histori në Premier Ligë, sepse ai u bë futbollisti senegalez që ka shënuar më shumë gola gjatë një sezoni, duke tejkaluar kështu senegalezin tjetër, Demba Ba (16 gola, 2011/12). Mane tani ka në “bagazhin” e tij 17 gola, ndërkohë që ai konkurron në garën e golashënuesit më të mirë në në Premier Ligë. Ai, në fakt, ndodhet në vend të dytë me Salahun, Obamejangut dhe Kejnin, ndërkohë që golashënuesi më i mirë deri tani është Serhio Aguero i Mançester Sitit.
Sfidanti.al