Futbollisti veteran maqedonas, Goran Pandev, ishte figura kryesore në ndeshjen mes Xhenovës dhe Juventusit, duke qenë se ai ishte faktor vendimtar në fitoren e ekipit të tij 2-0, pasi ai hyri në lojë në min. e 60-të. Kapiteni i përfaqësueses maqedonase dha pasimin e golit të parë që shënoi Sturaro në min. e 72-të dhe ai shënoi edhe vetë gol në min. e 81-të, duke ngjallur një delirium të vërtetë midis tifozëve në stadiumin “Luixhi Feraris”, ku Juventusi pësoi humbjen e parë mbas 31 ndeshjesh në Serinë A.
Ndikimin e madh që pati Goce Pandevi në këtë ndeshje, e përshkroi mjaft bukur vetë klubi i Xhenovës në uebsajtin e tij:
“Ujkut qimet edhe mund të bien, por jo nuhatja. Goran Pandevi duket se ka pirë eliksir dhe tani po përjeton një rini të dytë. Siluri i tij e nokautoi ‘zonjën e vjetër’, kështu që ai ka se çfarë t’u tregojë vite me radhë nipërve të tij”.
Sfidanti.al