Henri ka qenë një futbollist klasi , por ferri po e ndjek si trajner…

Me siguri që Tieri Henri as në endërr nuk e kishte parë një start më të keq të karrierës së tij si trajner. Kur ai erdhi në fillim të sezonit në krye të Monakos, u mendua se ai do të mund të ndryshonte diçka, por nuk qe e thënë, sepse ky ekip “princëror” që para disa vitesh u bë edhe kampion i Francëz, po shënon rezultate të këqia njeri mbas tjetrit.
Mbas përfundimit të raundit të 19-të të Ligës së 1-rë franceze, Monako ndodhet në vendin e parafundit, atë të 19-të, pra në zonën, nga bihet menjherë në Ligën e 2-të.
Gjatë muajve të fundit, Monako shënoi një statistike negative, madje më negativen, pasi në muajin tetor ai u shpall si klubi më i keq në pesë ligat më të mira evropiane!
Sfidanti.al