Mesut Ozili, tani për tani, luan me Arsenalin, por ai është i pakënaqur me statusin që ka në këtë ekip të Londrës, pasi ai më shumë nuk luan sesa luan, qëkur timonin e “topçinjve” e ka marrë trajner spanjoll Unai Emeri. Ndërkohë, që nga ky lojtar që fiton 20 milionë euro në vit, pritet të jetë lider në ekip dhe jo një futbollist mesatar që hyn në lojë nga stoli i rezervave. Në këto kushte, në Turqi ka klube që janë gati ta angazhojnë këtë mesfushor cilësor dhe të saktë.
Por, nëse dikush mendon se bëhet fjalë për klube të tillë si Gallatasaraj, Beshiktash ose Fenerbahçe, e ka gabim, sepse fjala është për klubin beniamin të presidentit turk, Taip Rexhep Erdogan, Bashakshehir, që para një viti siguroi shërbimet e yllit të dikurshëm të Barcelonës, Arda Turan. Bashakshehiri është një klub i një qyteze periferike të Stambollit që sezonin e kaluar luftojë deri në fund për titullin e kampionit të Turqisë dhe tani ky klub është gati që t’i ofrojë Ozilit një ofertë astronomike që ta sjellë atë në radhët e veta.
Bashakshehiri nuk ka ndonëj traditë të madhe dhe as ndonjë mbështetje serioze nga tifozët, por, që nga ardhja në pushtetit të Erdoganit, ky klub është bërë pjesë e rëndësishëm e futbollit turk. Thuhet se Erdogani është tifoz me Fenerbahaçen, por sidoqoftë shumë kompani shtetërore kanë filluar që të sponsorizojnë Bashakshehirin që do të thotë se ka mundësi që Erdogani të jetë bërë tifoz me këtë klub.
“Mesut Ozili është një futbollist i çmuar që ne shpresojmë se një ditë do të vijë te Bashakshehiri. Nëse ai shpreh dëshirën që të vijë, unë do të bëj gjithçka që kjo të ndodhë”, tha ditët e fundit Goksel Gumusdag, presidenti i Bashakshehirit, që është bashkëpunëtor i afërt i presidentit Erdogan.
Sfidanti.al