Dy milionë sterlina “bast”, nëse Junajtidi arrin deri në vendin e 4-t

Një nga njerëzit kryesor të Mançester Junajtidit, Ed Uduord, synon me dëshpërim që të marrë pjesë në Ligën e arshshme të Kampioneve (LK). Në këto kushte, ai i ka premtuar trajnerit të ri, Ole Solskjer, një bonus prej dy milionë sterlinash, nëse ekipi nën drejtimin e tij do të arrijë të paktën deri në vendin e 4-t të Premier Ligës që do t’u mundësojë “djajve të kuq” pjesëmarrjen në konkurrimin më elitar evropian.
Titulli i kampionit të Anglisë tanimë ështrë një mision i pamundur për Junajtidin, kështu që tani synohet të paktën vendi i 4-t. Gazeta “Mirror” shkruan se Solskjerit i janë premtuar dy milionë sterlina, nëse ai do të arrijë ta çojë Junajtidin në Ligën e Kampioneve.
Në fakt, Ed Uduordi e do me dëshpërim kualifikimin në Ligën e Kampioneve, sepse pa këtë të fundit, Junajtidi do të mbesë pa 40 milionët sterlina që atij ia siguron pjesëmarrja në LK dhe pa të cilat klubi do të ketë vështirësi që të sigurojë lojtarë të rinj.
Junajtidi ishte 11 pikë mbrapa pozicionit që siguron pjesëmarrjen në LK, kur u shkarkua Murinjo, por sapo ekipin e mori Solskjeri, ai e shkurtoi tri pikë prapambetjen, duke arritur një fitore bindëse
5-1 në Kardifin me ekipin vendas.
Sfidanti.al