Totenhemi po luan shumë mirë, por, megjithatë, në Angli vazhdojnë të dominojnë Liverpuli dhe Mançester Siti që prej një kohe të gjatë po mbajnë dy vendet e para në Premier Ligë, kështu që lufta për titull duket si një “mision i pamundur” për të zgjedhurit e Poçetinos.
Sidoqoftë, Poçetino thotë se Totenhemi do të vazhdojë të përpiqet që të luajë mirë, kështu që nuk do të jetë ndonjë habi e madhe, nëse ai do të përfshihet në garën për titull.
“Unë kam mendimin se Liverpuli dhe Siti janë favoritët kryesorë për titullin. Sidoqoftë, nëse ne do të vazhdojmë si deri tani dhe do të jemi konstantë, ndoshta edhe ne do të përfshihemi në garën për titull. Fundi i fundit nuk i dihet, ka shumë ndeshje deri sa të mbarojë kampionati”, tha trajneri i Totenhemit që mbas 18 ndeshjesh ndodhet në vend të 3-të me 42 pikë, gjashtë me pak se Liverpuli i vendit të parë dhe dy më pak se Mançester Siti i vendit të dytë.
Sfidanti.al