Kalidu Kulibali është gati që t’i hedhë poshtë të gjithë ofertat që do të vijnë në adresë të tij dhe të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin, në bazë të së cilës ky mbrojtës i shkëlqyer senegalez do të qëndrojë në Napoli deri në qershor të vitit 2023. Presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentis, deri tani ka refuzuar disa oferta për këtë futbollist korpulent, duke synuar që të nënshkruajë me të një kontratë të re.
Sidoqoftë, ka informacione, sipas të cilëve kontrata e re tanimë është arritur dhe në bazë të saj Kulibalit pothuajse do t’i dyfishohet rroga. Sipas kontratës aktuale, Kulibali merr 3,5 milionë euro në vit, kurse, sipas asaj të re, ai do të marrë gjashtë milionë euro për sezon që do ta bëjë atë mbrojtësin më të paguar në Serinë A, duke kaluar madje edhe Leonardo Bonuçin e Juventusit.
Sfidanti.al