Ter Stegen largohet nga Barcelona

Marc-André ter Stegen nuk është më pjesë e Barcelonës, të paktën për këtë sezon. Portieri gjerman, pavarësisht se ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2028, është huazuar zyrtarisht te Ajaksi. Klubi holandez konfirmoi këtë të martë marrëveshjen, ndërsa 34-vjeçari do të qëndrojë në Amsterdam deri në fund të sezonit.

Ky transferim i jep mundësinë Ter Stegenit të luajë rregullisht dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë pas problemeve fizike që e kanë shoqëruar. E ardhmja e portierit gjerman do të vendoset verën e ardhshme, pasi një transferim përfundimtar nuk ishte i mundur në këtë merkato. Ter Stegen ishte një nga figurat më të rëndësishme të Barcelonës për shumë vite dhe mbante edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, afrimi i Joan Garcia dhe Wojciech Szczęsny e zbriti atë në zgjedhjen e tretë për portën e katalanasve.

Pikërisht kjo situatë e bindi gjermanin të pranonte largimin drejt Ajaxit, ku synon të rigjejë vazhdimësinë dhe nivelin që e bëri një nga portierët më të mirë në Europë.