Ten Hagut i pëlqejnë paratë e Njukasëllit, por jo drejtuesit e tij

Si trajner i Ajaksit është shumë i vlerësuar dhe këtë e meriton plotësisht. Erik Ten Hag është një nga njerëzit e identifikuar nga Njukasëlli si i duhuri për skuadrën e tyre, por duket se nuk është i bindur për të lënë Amsterdamin për të ardhur në brigjet e lumit Tajn. Kjo, edhe pse drejtuesit e klubit anglez do t’i ofronin një rrogë shumë të lartë prej 11 milionë paundë stërlinash në sezon, për ta bërë trajnerin më të tretë të paguar në Premier Ligë, pas Pep Guardiolës dhe Jurgen Klopit. Gjithsesi, Ten Hag mësohet se ngurron për të lënë Ajaksin e për të marrë drejtimin e Njukasëllit, ndoshta duke dyshuar se pronarët e rinj nuk do të jenë shumë të durueshëm dhe do ta shkarkojnë sapo gjërat të mos shkojnë mirë.

Sfidanti.al