Ibra kërkon golin e 400-të, vetëm Ronaldo e Mesi mbi të!

Flasim për realizim goli në kampionat, duke përjashtuar konkurrimet e tjera me ekipet e klubeve dhe me kombëtaret. Zllatan Ibrahimoviç do të mbërrijë sot në 400 gola në karrierën e tij me fanelën e klubeve, nëse shënon për Milanin. Suedezi ka 399, ndërsa vetëm Kristiano Ronaldo e Mesi kanë më shumë se ai, nga futbollistët që janë ende aktivë. Ronaldo ka 482 gola në Portugali, Angli, Spanjë dhe Itali, ndërsa Mesi ka 474 që të gjithë në La Liga me Barcelonën. Pas tyre janë Luis Suarez me 346 gola, Robert Levandovski me 319 e më pas Aguero, Kavani, Higuain, Huntelar dhe Benzema. Ibra ka shënuar në Suedi, Holandë, Itali, Spanjë, Francë, Angli dhe SHBA.

Sfidanti.al