Çfarë mbështetjeje për Solskjerin, Ferguson i shkon në stërvitje

Trajneri i Mançester Junajtidit mori një nxitje të madhe për të vazhduar punën pa rrezikuar shkarkimin,kur legjenda e stolit e “Old Trafordit” i bëri një vizitë në seancën stërvitore. Mançester Junajtidi u shkatërrua 0-5 nga Liverpuli në shtëpi, dhe nëpër media u shkrua e u fol shumë për një largim të mundshëm të Solskjerit. Gjithsesi, Sër Aleks Ferguson vendosi t’ia jepte mbështetjen ish-nxënësit të tij që po kalon një periudhë të vështirë në detyrë. Mbështetje edhe nga drejtues të klubit që për momentin nuk duan që të bëjnë “koka turku”, ndonëse Solskjeri e ka të qartë se duhet të nisë të marrë rezultate pozitive ndryshe asnjë mbështetje nuk do t’i bënte dobi.

Sfidanti.al