Super League, UEFA nis procedimin ndaj Juves, Realit dhe Barcelonës

UEFA nis zyrtarisht procedimin kundër Realit të Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, 3 klubet rebeke që ende nuk e kanë hedhur poshtë idenë për Super League.  ‘Pas hetimeve të kryera nga Inspektorët e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së UEFA për të ashuquajturin projekti Super League nisin procedimet disiplinore ndaj Realit të Madridit, Juventusit, dhe Barcelonës për thyerje të mundshme të kuadrit juridik të UEFA. Informacione të  mëtejshme do të jepen në kohën e duhur-theksohet në një komunikatë të UEFA.

Ky është hapi i fundit i ndërmarrë nga qeveria e futbollit evropian kundër një projekti që lindi në mesin e muajit prill me bashkimin e 12 klubeve por që u shpërbë në harkun e pak orëve pas tërheqjes së 6 klubeve angleze, Liverpool, Chelsea, Manchester City, Arsenal, Manchester Utd e Tottenam, Interit, Milanit e Atletico Madrid. Klubet rebele të penduar ia hodhën me një gjobë, qortim dhe premtimin se nuk do të mendojnë më kurrë për një projekt të tillë. Por për 3 klubet e mbetur që nuk kanë bërë ende hapa prapa gjërat mund të shkojnë më keq.

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin kërcënoi Realin, Juven dhe Barcelonën me përjashtim nga kompeticionet për 1 apo 2 vjet nëse nuk tërhiqen nga ideja për krijimin e një kompeticioni paralel. Në këtë pikë mendohet se do të ketë një betejë të gjatë ligjore me 3 klubet që do t’I drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv nëse UEFA do të vendosë për përjashtimin e tyre nga edicioni I ardhshëm I Ligës së Kampioneve

Sfidanti.al