Reali, Juvja e Barça në sulm: UEFA, ne duam të mirën e futbollit!

Tre klubet e vendosura në “bankën e të akuzuarve” nga drejtuesit e topkëmbës europiane kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke iu përgjigjur hapjes së një procedimi disiplinor nga UEFA. Në deklaratë ata sulmojnë pikërisht UEFA-ns duke theksuan se planet e tyre kanë qenë dhe mbeten për të mirën e futbollit. “Hetimi disiplinor kundër nesh është krejtësisht i pakuptueshëm, – shkruhej në të, – ne duam të modernizojmë futbollin. Barcelona, Juventusi dhe Reali hedhin poshtë kërcënimet e UEFA-s. Kjo sjellje alarmuese është një shkelje flagrante e vendimeve të gjykatave që kanë bërë një deklarim të qartë duke e paralajmëruar UEFA-n që të mos veprojë për të dënuar klubet që themeluan Superligën”. Projekti i Superligës Europiane dështoi pas 48 orësh, për shkak të protestave të fuqishme të tifozëve sidomos në Angli, të mediave, madje edhe të politikanëve, ndërsa UEFA e FIFA dolën gjithashtu kundër.

Sfidanti.al