FIFA i dergoi nje leter paralajmeruese Federates Kroate te Futbollit per Danijel Subasic. Arsyeja? Dedikimi qe i beri mikut te tij Hrvoje Kustic te ndare nga jeta 10 vjet me pare gjate nje ndeshje futbolli ne Kroaci, pas pritjeve te penalltive qe beri ne ndeshjen me Danimarken.
Pas perfundimit te sfides, Subasic u shfaq i veshur me nje bluze ku ishte stampuar fotoja e Kustic dhe numri 24, nje gjest ky qe te kujton ate te Andres Iniestes 8 vite me pare ne finalen e boterorit 2010 ndaj Holandes.
Pavaresisht fisnikerise se gjestit te Subasic, FIFA kerkon qe nje ngjarje e tille te mos perseritet me ne pjesen e mbetur te Boterorit dhe per kete arsye eshte bere edhe paralajmerimi per futbollistin dhe Federaten Kroate te Futbollit.
Sfidanti.al