Suarez, postim enigmatik: Ndërsa publikohen fake news, unë buzëqesh

Një foto ku shfaqet duke u stërvitur me Barcelonën e shoqëruara me një mesazh enigmatik: ‘Ndërsa publikohen fake news, unë buzëqesh’. Me këtë postim në Instagram Stories, Luis Suarez duket se jep një sinjal të merkatos, pikërisht kur media italiane dhe ajo ndërkombëtare e bëjnë fakt të kryer akordin me Juventusin që do të zyrtarizonte atë pasi uruguajani të kalonte provimin e gjuhës italiane për të marrë pasaportën komunitare

Në shënjestrën e Luis Suarez duket se janë lajmet e publikuara  që flasin për marrëveshjen mes futbollistit dhe Zonjës së Vjetër për një kontratë 3 vjecare me pagë 10 milionë Euro neto në sezon për sulmuesin, ndërkohë që Barcelonës do t’i paguheshin 3 milionë Euro që do t’i shtoheshin 13 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve, në një operacion të ngjashëm me atë të kalimit të Rakitic te Sevilla.

Burime pranë futbollistit siguruan për El Mundo Deportivo që nuk është arritur asnjë akord me Juventusin dhe nuk do të formalizohet asgjë deri në momentin që Suarez të clirohet nga cdo lloj detyrimi kontraktual me Barcelonën.

Sfidanti.al