Ronaldo pasi arriti në 101 gola: E trishtueshme, ndeshje pa tifozë, më pëlqen që të më fërshëllejnë

Me apo pa tifozë në stadium, pak rëndësi ka për Cristiano Ronaldo; golat dhe rekordet nuk mungojnë thuajse kurrë dhe këtë ai e vërtetoi në ndeshjen e së martës kundër Suedisë me Portiugalinë e tij. Pas mbylljes së ndeshjes, sulmuesi i Juventusit shpjegoi se e jeton futbollin pas pandemisë.

‘Stadiumet pa tifozë, janë të trishtë-tha Ronaldo-personalisht kur luaj në transfertë më pëlqen të më fërshëllejnë. Sigurisht shëndeti vjen në radhë të parë, por kjo situatë është e trishtueshme. Është si të shkosh të shohësh një shfaqje cirku pa kllounë, ose një kopsht  pa lule. Ne futbollistët po mësohemi, por ende e perceptojmë këtë diferencë me të kaluarën. Shpresoj që pas disa muajsh të kthehen tifozët në tribuna sepse tifozët janë gëzimi i futbollit’.

Në fund Ronaldo tregon sesi përpiqet ta përballojë këtë situatë të re.

‘Bëj ushtrime meditimi përpara se të luaj duke ditur që stadiumi do të jetë bosh-tha Cristiano Ronaldo.

Sfidanti.al