Nuk do të ketë debutim në Formula 1 për Mick Schumacher edhe pse në fundjavën e Cmimit të Madh të Toskanës në pistën e Mugellos, 21 vjecari do të jetë protagonist i një momenti emocionues duke qenë se do të drejtojë makinën F2004 të babait të tij Michael në kuadër te festimeve për garën e 1000 të Ferrarit në kampionatin e Formula 1.
Në këtë mënyrë përgënjeshtrohen zërat që vinin nga Gjermania dhe që flisnin për mundësinë që Mick Schumacher të drejtontë një makinë Alfa Romeo ose një Haas në sesionin e parë të provave të lira të ditës së premte. Schumi Jr do të drejtojë makinën me të cilën babai i tij Michael fitoi Botërorin, në sesionin ‘Ferrari F2004 Demonstration’. Por më parë do të duhet të fitojë botërorin e Formula 2 ku për momentin ndodhet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme me vetëm 9 pikë më pak se anglezi Callum Illot. Për sezonin e ardhshëm është ideja që ai të drejtojë Alfa Romeon përkrah Raikkonen me Giovinazzin që kalon te Team Haas
Sfidanti.al