Suarez nuk fal: Kam kaluar ditë duke qarë për faj të Barcelonës

Një lamtumirë e destinuar të mbetet në histori. Ajo mes Luis Suarez dhe Barcelonës nuk ishte një ndarje si gjithë të tjerat, por mbarti me vete edhe pasoja të papërsëritshme, si mundësia e thyerjes së një raporti që dukej I përjetshëm si ai mes Messit dhe klubit të jetës së tij. Me rastin e kualifikueseve të Botërorit 2022 në grupin e Amerikës Latine, ku si Messi ashtu edhe Suarez shënuan me kombëtaret e tyre respektive, uruguajani foli për argumentin e largimit të tij nga Barcelona që duket se nuk e ka kapërdirë ende

‘Kam kaluar ditë të tëra duke qarë për shkak të situatës që po jetoja-tha Suarez-por fillova të argëtohesha përsëri dhe të v;erësohesha sëeish si futbollist, të ndihem i dashur, të ndjej kujdesin e një klubi që më priti në mënyrë të mrekullueshme’.

Largimi i Suarez që padyshim preku edhe mikun e ngushtë të uruguajanit, lionel messi që nuk e fshehu aspak  pakënaqësinë e tij

‘Nuk jam habitur aspak nga ajo që tha Messi, sepse e njoh shumë mirë-vijoi Suarez duke shprehur edhe mirënjohjen kundrejt argjentinasit-e di shumë mirë cfarë dhimbje ndjeu, ishte njësoj si e imja. Mendoi se më përzunë për shkak të modulit të lojës, por kishte mënyra të tjera për t’i bërë gjërat në mënyrë korrekte. Kanë qenë 6 vite të gjatë dhe kjo situatë bëri që edhe ai të ndihet keq. E shoh si mikun tim dhe e di shumë mirë sesa kemi vuajtur të gjithë ne’.

Sfidanti.al