Gara e Paris-Rubaix nuk do të zhvillohet. Gara Klasike kryesore në ciklizëm është anuluar për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga coronavirusi në territorin francez. Vendimi u mor nga Komiteti Organizator, i detyruar të bëjë një zgjedhje të tillë dhe të mendosh që kjo garë zhvillohet që nga 1896 dhe deri më sot është ndalur vetëm gjatë Luftërave Botërore.
Fillimisht gara e Paris-Rubaix duhej të niste në 12 prill, pikërisht në kulmin e pandemisë që po pushtonte të gjithë Kontinentin e Vjetër. Më pas u mor vendimi për shtyrjen për në 25 tetor me shpresën se do të ishin kushtet për zhvillimin e këtij evenimenti.
Por vala e dytë e pandemisë coronavirus nuk u la zgjidhje tjetër organizatorëve vecse anulimit të evenimentit. Kjo do të thotë se takimi i sportistëve dhe të apasionuarve të ciklizmit me këtë garë është shtyrë për në 11 prill të 2021. Në këtë rast do të zhvillohet për herë të parë edhe gara në kategorinë e femrave në këtë Klasike të ciklizmit.
Sfidanti.al