Lionel Mesi bëri të ditur tërheqjen e përkohshme nga përfaqësuesja argjentinase, një vendim që ka sjellë shumë reagime. Sulmuesi argjentinas ishte më i kritikuari pas Horhe Sampaolit pas dështimit të bardhekaltërve në Botërorin e Rusisë. Ai që i doli në mbrojtje 31 vjecarit ishte ish sulmuesi i Barcelonës Hristo Stoiçkov që foli përpara se Mesi të bënte të ditur vendimin e tij për largimin nga kombëtarja edhe pse për një kohë të përkohshme.
‘Nëse unë do të vendos për të larguar Mesin nga Kombëtarja, Argjentina në 3 vitet e ardhshme nuk do të fitojë qoftë edhe një ndeshje të vetme-tha Stoiçkov për të përditshmen argjentinase ‘Olé’-në radhë të parë duhet të dish se cfarë futbolli do; nëse dëshiron të varesh vetëm nga mesi apo 22 futbollistë. Futbolli argjentinas duhet të ketë një strukturë dhe unë nuk e kam të qartë se cfarë projekti kërkon presidenti i Federatës’.
Stoiçkov foli edhe për atë çfarë është publikuar së fundmi në media për Mesin që shihej si vendimtar në zgjedhjet e trajnerëve të përfaqësueses
‘Mesi zgjedh trajnerin apo bën formacionin e skuadrës është një gënjeshtër e madhe që është e sajuar prej kohësh-vijoi Stoiçkov-sipas kësaj teorie unë sot duhet të isha trajner i Argjentinës meqë jam mik i Mesit. Është gënjeshtër me bisht. S’e kuptoj se si mund të ketë njerëz të tillë. Ka shumë njerëz që as nuk e njohin Lionel Mesin edhe pse e shohin vazhdimisht atë’
sfidanti.al