Liga e Kampioneve, Adidas na prezanton topin e ri ku dominon ngjyra blu

‘Adidas’, kompania gjermane e produkteve sportive prezanton topin që do të përdoret në sezonin 2018/2019 të Ligës së Kampioneve dhe këtë e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Topi i ri që do të përdoret gjatë gjithë kohës deri në finalen e 1 qershorit në Wanda Metropolitano duket sikur thotë ‘I Am Blue’ për shkak të dominimit të ngjyrës blu në të.

Por cilat janë karakteristikat e topit të ri  të Champions Leagues? ndryshe nga sa ka ndodhur në 17 vitet e fundit, këtë radhë yjet e topit të këtij kompeticioni nuk janë të ngjyrosur, dhe sfondi është i gjithi me ngjyrën blu elektrike. Sipas drejtuesve të kompanisë, ky ndryshim do të sjellë në përmirësimin e ndjeshëm të kontrollit të topit nga ana e futbollistëve.

sfidanti.al