Mauricio Sarri duket se ka fituar menjëherë zemrën e futbollistëve të tij. për këtë ka mjaftuar një lëvizje e vetme; nmdryshimi i regjimit totalitar që kishte vendosur paraardhësi i tij, Antonio Konte. kështu, Sarri hapi i parë që ndërmorri me ardhjen në stolin e Bluve të Londrës ishte mosaplikimi i grumbullimit të skuadrës në mvbrëmjen përpara ndeshjeve duke u dhënë mundësi lojtarëve që të qëndrojnë me familjarët e tyre për një kohë më të gjatë.
Tjetër ndryshim që lumturoi futbollistët e Çelsit kishte të bënte me regjimin ushqimor. Konte preferonte një dietë shumë të fortë për futbollistët e tij, ndërkohë që Sarri vendosi që të tregohet më tolerant në këtë pikë duke lejuar ata që të konsumojnë disa lloj ushqimesh.
Këto masa duket se i dhanë të drejtë Mauricio Sarrit, duke qenë se Çelsi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në kampionatin anglez me fitoren e pastër 3-0 ndah Hadërsfildit.
sfidanti.al