Stadiumi i Ajaksit për ndeshjen me Juven u shit për 40 minuta!

Ajaksi, më 10 prill, në stadiumin e vet, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve (LK) do të presë Juventusin dhe dëshmi për interesin e madh që ka për këtë ndeshje, e tregon fakti se shitja e biletave për të zgjati shumë pak kohë, jo më shumë se 40 minuta.
Shitja e biletave nisi dje në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në 10:40, sepse mbaruan biletat. Stadiumi i Ajaksit ka një kapacitet prej 54 000 vendesh që do të mbushen deri te vendi më i fundit, kur të zhvillohet ndeshja Ajaks-Juventus.
Sidoqoftë, pavarësisht nga interesimi i madh i tifozëve për këtë ndeshje, trajneri i Ajaksit u ka thënë lojtarëve të vet që të mos ta kenë mendjen te Juventusi.
Sfidanti.al