Deklaratë e habitshme e trajnerit të Lionit: Do më zëvendësoj Murinjo!

Gazeta franceze “L’Ekip” publikoi para pak ditësh një informacion se Zhoze Murinjo do ta vazhdojë karrierën në Francë, por jo te klubi i pasur i PSZH-së. Sipas saj, destinacione të mundshëm të trajnerit portugez mund të jenë Monako dhe Lioni, por duke i dhënë përparësi këtij të fundit, sepse te Monako është angazhuar një trajner që ka të njëjtin agjent me Murinnjon.
Trajneri aktual i Lionit, Bruno Zhenesio, të cilit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni, bëri një deklaratë të habitshme lidhur me spekulimet e përhapura. Ky trajner 52-vjeçar francez deklaroi se ai do ta kishte për nder të madh, nëse do të zëvendësohej nga Murinjo:
“Unë kam një respekt të madh për Murinjon. Ai ka fituar trofe, kudo, ku ka punuar”.
Sfidanti.al