Makelele i thoshte Ronaldinjos: Me driblo me dinjitet, ndryshe ne.. spital!

Klod Makelele ka qenë një nga mesfushorët difensivë më të mirë në botë në kohën e tij dhe ata që e njohin mirë futbollin, e dinë se ky futbollist francez është prototipi i atij lojtari që do të donin ta kishin në përbërje të vet të gjithë klubet e mëdhenj. Makelele që ka luajtur me Realin e Madridit, Çelsin e PSZH-në dhe që tani është trajner i klubit belg, Eupen, tregon një histori me Ronaldinjon, me të cilin është ndeshur tetë herë gjatë karrierës së tij.
Makelele e dinte mirë se çfarë mund të bënte në fushë “magjistari” i topit dhe mbas një driblimi nga ana e Ronaldinjos në një nga përballjet direkte mes tyre, ai i tha futbollistit brazilian:
“Vogëlush, më dëgjo mirë mua, unë pres nga ty që ti më driblosh me dinjitet, sepse nuk do t’i toleroj ato fintet e tua si në plejstejeshën, përndryshe do të dalësh nga fusha me barelë dhe do të përfundosh në spital”!
Sfidanti.al