Në një kohë që futbolli është bërë “makineri” që bën para të mëdha, ka edhe dukuri të rralla, në kuadrin e të cilave këtë sport e shohin nga një këndvështrim tjetër. I tillë është klubi paraguajan i futbollit, Nasional i Montevideos, që në historinë e tij të gjatë nuk ka blerë kurrë asnjë futbollist!
Nasionali është themeluar para 115 vitesh e deri tani ai ka dalë gjashtë herë kampion i Paraguajit dhe këtë e ka arritur pa harxhuar asnjë cent për blerjen e ndonjë lojtari. Të gjithë futbollistët që kanë luajtur më këtë klub, ose kanë ardhur nga shkolla e futbollit të këtij klubi ose kanë ardhur si lojtarë të lirë, pra pa shpenzur asnjë para për ata.
Një mënyrë e tillë veprimtarie, me të vërtetë, ngjall respekt, sepse ky klub investon shumë te shkolla e vet e të rinjve dhe duhet të theksohet se nga ky klub kanë dalë shumë lojtarë që kanë luajtur me përfaqësuesen e Paraguajit.
Sfidanti.al