Më 28 mars, para 26 vitesh, zhvilloi ndeshjen e tij të parë një nga futbollistët më të mëdhenj që ka pasur Italia, kapiteni kohëgjatë i Romës dhe simboli i “qytetit të përjetshëm”, Françesko Toti. Ai e zhvilloi ndeshjen e tij të parë në Serinë A më 28 mars 1993, kur ishte vetëm 16 vjeç.
Trajneri i atëhershëm i Romës, Vujadin Boshkov, e futi në lojë Françeskon e ri në ndeshjen kundër Breshës që “ujkonja romane” e fitoi 2-0 dhe kështu ai hyri në histori. Mbylljen e karrierës së tij Toti e bëri të ditur në fund të vitit 2017, mbas 25 sezonesh që ai luajti me bluzën e Romës, duke zhvilluar me të 786 ndeshje dhe duke shënuar 307 gola.
Toti u bë kampion bote më 2006, ndërkohë që më 2001 në përbërje të Romës ai u bë kampion i Italisë dhe më 2014, në ndeshjen kundër Mançester Junajtidit që përfundoi 1-1, ai u bë golashënuesi me moshën më të madhe në Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al