Teknologjia ka shërbyer shumë në ndeshjen miqësore ndërmjet Francës dhe Spanjës, madje ka zbuluar arbitrat më shumë se sa duhet.
Teknologjia e përsëritjeve të rasteve të dyshimta në futboll, ka vënë në vend dy gabime të gjyqtarëve anësorë në ndeshjen Francë – Spanjë.
Fillimisht Franca shënoi me anë të Antonie Griezmann, por pas shikimit të videos së përseritur, goli është anuluar për pozitë jashtë loje.
Krejt e kundërta ndodhi me Spanjën, pasi fillimisht u anulua goli i Gerard Deulofeut, ndërsa pas shikimit në video të përsëritur, goli është pranuar.
Kujtojmë se Spanja këtë ndeshje e fitoi 0:2, por më shumë se kaq ishte triumfi i ..teknologjisë.