Kantona për Barcelona – Monako: Mrekulli apo mashtrimi i shekullit?

Erik Kantona, legjenda e Mançester Junajtidit, bëri komentin e tij për përmbysjen historike të Barcelonës ndaj PSZH-së (6-1). Ky ish-futbollist francez thotë se, sipas disave, kjo përmbysje ishte një mrekulli, kurse, sipas disa të tjerëve, ishte mashtrimi i shekullit. Ai vuri në dukje se fëmijët e vegjël nuk duhet ta shohin Luis Suarezin, sepse ai është një aktor për filma porno! “Përmbysja e Barçës? Sipas disave, ishte një mrekulli, kurse, sipas disa të tjerëve, mashtrimi i shekullit.

Sidoqoftë, ajo ndeshje ishte një duel epik. Në fushë kishte 12 futbollistë që besonin se Barça mund të shkonte më tej, Nejmari dhe të gjithë të 11 lojtarët e PSZH-së! Kurse, sa i përket Luis Suaresit, më duhet të them se ai nuk është më i dhunshëm, nuk të mbyt dhe nuk të kafshon më, por është bërë aktori më i mirë në fushat e futbollit dhe, tani, ai është pjekur që të luajë në ndonjë film porno! Fëmijët e vegjël nuk duhet të lejohen që ta shohin atë”, thotë Kantona.

sfidanti.al