Mauro Ikardi nuk dëshiron të ndryshojë skuadër. Kapiteni i Interit do të synojë ta mbyllë karrierën me fanelën zikaltër ashtu si kapiteni legjendar i pak viteve më parë, Havier Zaneti. Edhe ky argjentinas, ndonëse larg kombëtares dhe krejt ndryshe nga ish-mbrojtësi i krahut. Duke folur për mediat, sulmuesi deklaroi se “dua të luaj në Champions me këtë skuadër kur të jemi aty, do të jemi gati, objektivi im është të luaj në nivele të larta me Interin”.
Kapiteni zikaltër ka besim se investitorët kinezë do ta ndryshojnë klubin për mirë me investimet e tyre, pasi kanë shumë ambicie. Po ashtu, ai lavdëron trajnerin Silvio Piolit. “Misteri na ndryshoi mentalitetin, – ishin fjalët e Ikardit, – na ndihmoi secilin prej nesh. Më parë nuk kishim rezultate të mira dhe ishim keq me moralin, por ai ka transmetuar tek ne dëshirën e tij për fitore dhe për të përballuar momentet e vështira”.
Sfidanti.al