Kristiano Ronaldo nuk është vetëm emri i një njeriu. Tashmë, ylli i Realit i ka shkronjat e identitetit të tij të vendosura edhe në hyrjen e Aeroportit Ndërkombëtar në qytetin Funçal, në krahinën e tij të lindjes, Madeira. Ai mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar për këtë qëllim një ditë pas ndeshjes që Portugalia luajti dhe humbi ndaj Suedisë në stadiumin e qytetit. Emërtimi “Kristiano Ronaldo Dos Santos Aveiro” u bë me dëshirën dhe votimin e pushtetit vendor, ndërsa aty ishin të pranishëm edhe presidenti i Portugalisë, Marselo Rebelo Souza dhe kryeministri Antonio Kosta. Ishte, natyrisht, edhe e dashura e re e portugezit, spanjollja Georgina Rodrigez.
Emërimi i aeroportit me emrin e yllit të Portugalisë shkaktoi polemika, pasi pati shumë njerëz pro, dhe shumë kundër, besohet për faktin se nuk është normale të vendoset në një objekt, emri i një njeriu të gjallë. Këtyre kritikave, Ronaldo iu përgjigj se “unë nuk e kam kërkuar këtë gjë”.
Sfidanti.al