Renditja e FIFA-s, Brazili kthehet në krye, por Holanda është në “zi”!

Brazili u kthye në krye të renditjes së FIFA-s! Ajo që më parë quhej një njoftim i thjeshtqë që nuk meritonte më shumë se disa rreshta, tani është një lajm i madh. “Selesao” është në pozicionin numër 1 për herë të parë pas 6 vjetësh, dhe Nejmar, Kutinjo, David Luiz apo Tiago Silva e kanë lënë më në fund pas turpërimin e rëndë në Botërorin e zhvilluar tre vjet më parë në vendin e tyre. Kjo pas fitores 3-0 ndaj Paraguajit në eleminatoret e Botërorit.

Gjithsesi, nëse Brazili përbën lajm të madh që kthehet në krye, Holanda përbën një zhgënjim edhe më të madh. “Tulipanët” zbritën më poshtë se kurrë ndonjëherë, duke qenë tani në vendin e 32-të në Botë, ndërsa rreshtuan edhe humbjet e tjera, 0-2 në Bullgari dhe 1-2 në fushën e tyre ndaj Italisë. Të vetmet skuadra që Holanda ka mundur që nga shtatori janë Luksemburgu dhe Bjellorusia.

Pas Brazilit, në renditjen e FIFA-s janë Argjentina dhe Gjermania, ndërsa Kili është ngjitur në vendin e 4-ët me Spanjën që është në 10-she.

Sfidanti.al