Audienca e Madridit liron Xabi Alonson nga akuzart për 3 krime financiare kundrejt organeve tatimore për vitet 2010,2011, 2012 për të cilat Prokuroria kërkoi një dënim me 2 vjet e gjysmë burg. Gjykatësit nuk e pranuan këtë kërkesëtë Prokurorisë dhe vendosi se gjithcka ishte sipas regjimit fiscal dhe se faktet e shfaqura nuk përbënin krim
Fillimisht Prokuroria kërkou 5 vjet burg për ish futbollistin e Realirt të Madridit, por në tetor ajo e uli këtë pretendim duke kërkuar 2 vjet e gjysmë, ndërsa avokatja e shtetit e ndryshoi kërkesën nga 8.5 në 5 vjet për krimet financiare të viteve 2010,2011 e 2012.
Ky vendim nuk do të ndikojë aspak në rastet e tjera për evazion fiscal të verifikuara në Spanjë si ato të Kristiano Ronaldos apo Mesit, pasi ata I pranuan krimet fiskale dhe më pas arritën marrëveshjet respektive me Prokurorinë. Në rastin e Xabi Alonsos, ai në asnjë moment nuk deshi të arrinte një akord me Prokurorinë, gjë që futbollistët e tjerë të ngarkuar me të njëjtën akuzë e bënë. Në seancën e mbajtur në 9 tetor, Xabi Alonso u mbrojt duke deklaruar se gjithnjë I ka paguar detyrimet e tij duke shtuar se këshilltari I tij fiscal I siguroi se krijimi I një shoqërie për dhënien e të drejtave të imazhit ishte një praktikë e zakonshme.
Sfidanti.al