Është e vështirë që të mos habitesh me nivelin e lartë të lojës të shfaqur në mënyrë të vazhdueshme nga Lionel Messi gjatë gjithë karrierës. Argjentinasi tashmë është në luftë për titullin e 11 në Spanjës që do të conte në vetëm 1 diferencën me numrin e kampionateve të fituara nga Gento,
Shifrat individuale trembin më shumë se 34 titujt e fituar si futbollist I Barcelonës. Në 11 kampionatet e fundit, Messi ka shënuar 338 gola me një mesatare prek 35.27 golash në sezon. Dëmtimi I tij në fillim të sezonit të cilin e vuajti edhe përpara ndeshjes së San Mames e penguan Messin të luajë në 5 nga 7 ndeshjet e para. Më pas Messi, edhe pse me ulje-ngritje u kthye të jetë shënuesi më I mirë I La Ligës me 19 gola të shënuar në këtë sezon dhe është në rrugën drejt fitores së 7 të titullit të Golashënuesit më të mirë në Spanjë. Në këtë pikë, ai do të kalonte legjendën Zarra, I cili u shpall shënuesi më I mirë në Spanjë për të gjashtën herë në 1947
Por për Messin nuk flasin vetëm golat e shënuar,por argjentinasi dominon me grusht të hekurt thuajse në të gjitha statistikat ofensive. Përvecse shënuesi më I mirë, 6 herë fituesi I Topit të Artë, është edhe ai që ka dhënë më shumë assiste se cdokush tjetër në La Liga. Këtë sezon ka dhënë 12 assiste, ndërkohë që ai është edhe ai që ka dhënë më shumë driblime, 118 të tilla duke lënë shumë prapa, Fekir dhe Orellana me 73 dhe 62 driblime respektivisht.
Por jo vetëm kaq, Lionel Messi është edhe futbollisti që ka gjuajtur më shumë në drejtim të portave kundërshtare, 105 herë I ndjekur nga Benzema me 96 dhe Fekir me 73 gjuajtje
Sfidanti.al