Hipoteza për Champions dhe Europa League; UEFA mendon për ‘Final Four’

Ndërsa e gjithë bota përballet me emergjencën coronavirus, UEFA po mendon në gjetjen e një zgjidhjeje për të përfunduar Ligën e kampioneve dhe Europa League. Sipas të përditshmes spanjolle AS, ka dalë në dritë një hipotezë që po studiohet  në Nyon prej disa ditësh.

Bëhet fjalë për mbajtjen e një ‘Final Four’ , dicka që nuk është parë kurrë më parë; dy gjysmfinale dhe një finale dhe të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtin qytet, Stambollin. Kjo hipotezë do të propozohet ditën e martë në videokonferencën e UEFA me Federatat ku do të diskutohet edhe për situatën e krijuar nga coronavirusi

Për momentin është thjesht një ide, por që në fund mund të rezultojë alternative e vetme e vlefshme për të mbyllur në kohë Ligën e Kampioneve dhe Europa League. Në këtë moment, coronavirusi nuk jep siguri për kohën se kur do të mbarojë kështu që ky aspekt ashtu sikurse edhe pozicioni I 55 Federatave mund të rezultojnë vendimtare për fatet e këtyre dy turneve.

Kështu që pritet për të parë se cfarë do të ndodhë të martën. Nëse do të pranohet ideja për zhvillimin e një Final Four, atëherë ajo do të ndodhë në Stamboll ku këtë vit është planifikuar që të luhet edhe finalja e Ligës së Kampioneve në 30 maj. Në këtë qytet pritet të mbaher Final Four për të dy kompeticionet me sfidat do të jenë në data shumë pranë njëra-tjetrës.

Sfidanti.al