E pabesueshme! Pickford thyen rregullin e karantinës, për një ndeshje boksi

Pas shumë dilemash edhe Premier League u ndërpre për shkak të coronavirusit. Evertoni I Ancelottit është në karantinë, pas pozitivitetit të Hudson-Odoit të Chelseat, kundërshtari I fundit I Toffees. Por jo të gjithë duket se e kanë të qartë termin ‘izolim’. Portieri I Evertonit, Jordan Pickford  është bërë ibjekt polemikash e kritikash pasi ndërpreu periudhën e qëndrimit në karantinë dhe bashkë me familjen shkoi në një ndeshje boksi .

Sipas tabloidit ‘The Sun’, që publikoi edhe foton e futbollistit I cili u pikas edhe duke konsumuar birrë  bashkë me miqtë e tij. Pickford që nuk I rezistoi dot më qëndrimit mbyllur në shtëpi u përgjigj kritikave duke theksuar se kishte marrë autorizimin e stafit mjekësor.

Megjithatë kjo nuk do ta shpëtojë portierin 26 vjecar të përfaqësueses angkeze nga një sanksion ekzemplar që mund të marrë nga drejtuesit e Evertonit.

Sfidanti.al