Spanja në gjunjë, shpresat e reja gjermane “pushtojnë” Evropën

Miçell Vaiser është heroi i mbrëmbjes së djeshme për gjermanët, pasi ai arriti që të shënoi të vetmin gol, atë fitues, për përfaqësuesen e vet në ndeshjen finale të Evropianit për të rinjtë (nën 21 vjeç), të zhvilluar në Poloni. Gjermania mundi 1-0 ekipin tjetër pretendent dhe me futbollistë të rinj mjaft të talentuar të Spanjës, me golin e shënuar në min. e 40-të, duke u dhënë, kështu, “pancerave” titullin e kampionit të Evropës për të rinjtë, të cilin ata e kishin fituar për herë të fundit në vitin 2009, kur lider i ekipit ishte Mesut Ozili.

Megjithëse spanjollët konsideroheshin sifavoritë, gjermanët e “hekurt” u treguan atyre se nuk kishin arritur rastësisht deri në finalen e madhe dhe, në përgjithësi, i mbizotëruan ata në të gjithë drejtimet, me përjashtim të zotërimit të topitqë, sikurse dihet, është “arma kryesore” e përfaqësueses spanjolle, por, sidoqoftë, mbrëmë, ajo nuk dha rezultat.

Sfifanti.al