Cfarë u tha CR-7-ta krerëve të Realit të Madridit?

Kristiano Ronaldo, më në fund, bisedoi me krerët e Realit të Madridit, mbas kthimit të tij nga Rusia, ku ai, në përbërje të përfaqësueses së Portugalisë, mori pjesë në Kupën e Konfederatave, nga e cila ekipi portugez u eliminua me penallti (3-0) në gjysmëfinale nga Kili. Sipas informacioneve jozytare që vijnë nga Spanja, CR-7-ta, sikurse e quan media ndryshe Ronaldon,  përgënjeshtroi se, ndonjëherë dhe diku, i paska thënë dikujt se ai do që të largohet nga Reali i Madridit, por pranoi se ai kishte biseduar me një lojtar mik të tij në përfaqësuesen portugeze, kur ndodhej në Rusi, për problemin e taksave që ai ka mbetur pa paguar në Spanjë.

Si shkas kryesor të synimit të pretenduar të Ronaldos për t’u larguar nga Spanja, prej një kohe të caktuar, përmendet akuza e ngritur kundër tij në këtë vend se ai i detyrohet shtetit spanjoll taksa me vlerë prej 14,7 mlionë eurosh që ai i ka fshehur. Sidoqoftë, nuk duhet asgjë konkrete rreth përmbajtjes së bisedës sëCR-7-tës me krerët e klubit “mbretëror”.

Sfidanti.al