Më në fund një çiklist nga Uellsi arriti të veshë Fanelën e Verdhë të Turit të Francës. Xherent Tomas i skuadrës Skaj (Team Sky) fitoi etapën e parë të edicionit të këtij viti, një kronometër individuale në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërsa kapiteni i tij, Kris Frum u paraqit shumë mirë duke dalë i gjashti dhe duke fituar sekonda të rëndësishme mbi rivalët potencialë. U mendua se skuadra britanike do ta kishte të vështirë për shkak të presionit të madh kohët e fundit, për dyshimet mbi përdorim dopingu, por ndodhi e kundërta.
Tomas dhe Frum u përshtatët shumë mirë në kushte të vështira, me asfaltin e lagur për shkak të reshjeve të shiut, kushte që bënë që të rrëzohej një nga pretendentët për fitoren finale, Alehandro Valverde, duke u tërhequr nga gara. Tomas dha kohën 16’04” në 14 km rrugë në Dyseldorf, Frum ishte 12 sekonda prapa, ndërsa rivalët e tij humbën nga 35 deri në 42 sekonda. Porte, Kintana, Aru, Kontador dhe Fuglsang nuk mundën të mbanin ritmin e fituesit në fuqi.
Sfidanti.al