FIFA, Infantino ben bilancin: Sistemi VAR ishte një sukses i vërtetë

Për presidentin e FIFA, Gianni Infantino, sistemi VAR(Video Assistant Referee) ishtë një sukses i vërtetë. Kreu i qeverisë së futbollit botëror e theksoi këtë në një konferencë për shtyp teksa bëri bilancin për Kupën e Konfederatacve, finalja e së cilës do të luhet mbrëmjen e së  dielës dhe përballë do të jenë Gjermania dhe Kili. ‘E konsideroj sistemin VAR një sukses i madh ashtu sikurse edhe i gjithë turneu-tha Infantino-Kupa e Konfederatave do të ishte ndryshe, me më pak drejtësi në fushën e lojës, po të mos ishin ndryshuar disa vendime arbitrare. Gabimet e mëdha u evituan. Përsa i përke turneut, nuk pati dhunë e as kore racste. Tifozët ishin të kënaqur dhe e gjithë frika jonë e shfaqur në prag të evenimentoit ishte e pabazuar. për më tepër futbolli këto ditë mori edhe 2 lajme të gëzuara; Ronaldo u bë baba binjakësh, ndërsa Messi u martua’.

sfidanti.al