Steven Gerrard, çfarë forme fizike edhe pa futbollin e luajtur

Steven Gerrard është tërhequr nga futbolli i luajtur, por kjo duket se nuk ka ndikuar aspak në formën e tij fizike. Legjenda e skuadrës së Liverpulit ndodhet në Ibiza së bashku me bashkëshorten Alex dhe 4 fëmijët e tij dhe duket se nuk ka asnjë ndryshim në pamjemn e tij të jashtme. 37 vjecari që në fund të nëntorit i dha fund karrierës 18 vjecare në futbollin e luajtur me krenari tregoi fizikun e tij teksa pozoi në një foto me vajzat e tij, ndërkohë që nuk harroi as vogëlushin Lio 2 muajsh. Gerrard po i shijon në maksimum këto pushime vere përpara se ai të nisë detyrën e tij të re te Liverpool; atë të trajnerit në akademinë e ‘The Reds’, që është hapi i tij i parë i ndërmarrë në karrierën e tij të re

sfidanti.al