Spanja dhe Lopetegi, bashkëpunimi zgjatet deri në 2020

Hulen Lopetegi do të qëndrojë në pankinën e Spanjës edhe për 2 vjet të tjerë. Federata Spanjolle e Futbollit po mendon të bëjë të ditur menjëherë rinovimin e kontratës me teknikun aktual të ‘La Rojas’ deri në përfundim të Kampionatit Evropian të Futbollit të vitit 2020.

Lopetegi e fitoi me meritë të plotë të drejtën për të firmosur një kontratë të re me qeverinë e futbollit në vendin iberik dhe këtë e tregojnë rezultatet. Spanja u kualifikua direkt për në Botërorin e Rusisë duke lënë pas një skuadër si Italia që pas playoffit mbeti jashtë eventit më të rëndësishëm futbollistik.

Por jo vetëm kaq, me Lopetegin, ‘La Roja’ zhvilloi 16 ndeshje duke mos pësuar asnjë humbje dhe bilanci i saj flet për 12 fitore e 4 barazime. Spanja në muajt e ardhshëm do të zhvillojë 4 ndeshje miqësorë, 2 do t’i luajë në mars ndaj Gjermanisë dhe argjentinës dhe 2 të tjera pak përpara fillimit të Botërorit rus ku Spanja është në Grupin D me Portugalinë, Senegalin dhe Korenë e Jugut

sfidanti.al